Policia e Kosovës (PK) njofton se një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prishtinë.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 16:11.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur në shtëpinë e tij pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti po hetohet si “hetim mbi vdekjen”.


