Lajme

Një person dërgohet pa shenja jete në QKUK, Polica heton rastin

09/06/2024 10:02
nga:Sh R

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës është raportuar se një person është dërgua pa shenja jete.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë, të enjten në ora 15:40.

“Nga QKUK është raportuar se një person ka mbërritur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes janë takuar dhe intervistuar dy persona”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion dhe rasti është në hetime.