Lajme

Një orë pritje për të kaluar kufirin e Merdarës

08/29/2021 14:13
nga:Q R

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se pritjet për të dalur nga Kosova përmes pikës kufitare të Morinës është një orë. Kolona në këtë pikë është e gjatë 300 metra.

Por pritjet për të hyrë në Kosovë nuk janë të njëjta në pikën kufitare të Merdarës pasi nuk ka kolonë për të hyrë, derisa pritjet janë nga 5 deri në 10 minuta.

Në pikën kufitare të Jarinës pritjet për të lënë vendin janë 30 deri në 45 minuta dhe kolona është e gjatë 150 metra.

Sipas njoftimit të MPB të gjitha pikat tjera kufitare të Kosovës janë të kalueshme dhe nuk ka kolonë. Pritjet për tu larguar në Kosova dhe për të hyrë janë nga 3 deri në 5 minuta.

Kurti anulon vizitën zyrtare në Austri, do të thërras mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare