Lajme

Një orë deri te afati i fundit, Gjoshi: Hoxhaj ende nuk e ka paraqitur kandidaturën

07/01/2021 15:51
nga:M K

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, e ka konfirmuar se Enver Hoxhaj edhe më tutje nuk e ka paraqitur kandidaturën.

Në një prononcim për GazetaBlic, Gjoshi shtoi se ashtu siç edhe e ka paralajmëruar, Hoxhaj të njëjtën mund ta bëjë përmes konferencës, kurse paraqitjen zyrtare me nënshkrime, mund ta bëjë pastaj, pasi është çështje procedurale.

“Kalkulimet” dhe matematikat e minutave të fundit të Enver Hoxhajt

“Deri më tani, si komision zyrtar, e kemi pranuar vetëm kandidaturën e Memli Krasniqit. Po, zoti Hoxhaj paraqitjen mund ta bëjë edhe përmes konferencës, kurse nënshkrimet i dorëzon pastaj, është çështje procedurale”, përfundoi Gjoshi për GazetaBlic.

Ndërkaq, siç ka mësuar GazetaBlic nga burime të sigurta brenda Partisë Demokratike të Kosovës, Hoxhaj po analizon situatën brenda për brenda partisë, pra nëse nuk gëzon mbështetje, ka gjasa që mos ta paraqesë fare kandidaturën.

/GazetaBlic/