Lajme

Një numër i madh qytetesh në Itali kanë ndaluar fishekzjarret e Vitit të Ri

12/30/2024 14:48
nga:N K

Një sërë qytetesh në Itali, duke përfshirë Romën, Milanon, Firencen dhe Venedikun, kanë vendosur kufizime në numrin e njerëzve në sheshet e tyre, si dhe ndalimin e fishekzjarreve në natën e Vitit të Ri.

Më 31 dhjetor, fishekzjarrët do të lejohen në Napoli, qyteti në jug të vendit, ku zakonisht ka numrin më të madh të lëndimeve, raporton ANSA.

Milano ka vendosur zona të kuqe, në të cilat nuk lejohen fishekzjarret, ndërsa Bolonja ka vendosur kufizime edhe për numrin e njerëzve në sheshet e saj historike.

Ndërkohë, grupet e të drejtave të kafshëve e mirëpritën ndalimin e fishekzjarrëve.

Policia italiane ka njoftuar se do të shtojë përpjekjet për konfiskimin e fishekzjarrëve të paligjshëm./abcnews.al