Lajme

Një nga prokurorët që po heton manipulimin e votave në Prizren ka të dyshuar djalin e axhës

01/24/2026 16:58
nga:Y I

Mes 109 personave të ndaluar nën dyshimet për manipulim të votave, figuron edhe emri i Taulant Skoros, i cili ka lidhje familjare me prokurorin e Krimeve të Rënda në Prizren, Atnor Skoro, që është një nga katër prokurorët e angazhuar në këtë rast.

Raportohet se kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka bërë të ditur se Taulanti është djali i xhaxhait të prokurorit Skoro.

Megjithatë, sipas tij, kjo lidhje nuk ka ndikuar në trajtimin e çështjes, pasi rasti i tij po procedohet nga një prokuror tjetër dhe ai po trajtohet njësoj si të gjithë të arrestuarit e tjerë.