Sporti

Një nga futbollistët më të mirë të Anglisë tërhiqet nga grumbullimi

11/10/2023 12:53
nga:E K

Futbollisti anglez, James Maddison është tërhequr nga kombëtarja angleze, për ndeshjet e ardhshme në kualifikueset për Kampionatin Evropian 2024, për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës.

Maddison u lëndua të hënën, duke luajtur për Tottenham kundër Chelseat (1:4) në Premierligë.

Tottenham njoftoi se Maddison do të qëndrojë në qendrën stërvitore të klubit për rehabilitim.

Anglia tashmë është kualifikuar në Kampionatin Evropian të Gjermanisë.

Më 17 nëntor skuadra do të luajë në shtëpi kundër Maltës dhe tri ditë më vonë në rrugë kundër Maqedonisë së Veriut.