Sporti

Një ndeshje e ftohtë | Dy ditë para ndeshjes me Chelsean, temperatura në Astana shënon -23°C

12/10/2024 16:27
nga:Lorik J

Të enjten, më 12 dhjetor, Chelsea do të përballet me një ndeshje tejet të vështirë jashtë fushe në Konferencë Ligë, por jo aq nga aspekti sportiv dhe teknik, sa thjesht meteorologjik.

Blutë do të vizitojnë Astanën në një ndeshje të raundit të pestë në fazën kryesore të kompeticionit, por temperaturat janë aq të ulëta, që lojtarët nuk janë mësuar as në Londër.

Dy ditë para ndeshjes, temperatura në Astana është -23°C.

Lajmi i mirë për Chelsean është se deri të enjten moti do të ngrohet dhe temperaturat do të jenë ndërmjet -13°C dhe -9°C.

/GazetaBlic Sport