Cult

NJË NDEJE E SHQIPTARËVE

04/03/2022 09:07
nga:Donika Fetahu

Poezi nga: Harold Norse

Një ndeje e shqiptarëve – jo, e grekëve –
në veshje festive kombëtare

në barin e Central Parkut
të theksuara me flori dhe me ngjyrë të kuqe

meshkujt në pantallona të ngushta të bardha të pastra dhe
me brez, me petk të leshtë të hapur në grykë
– meste të buta me xhufka si bozhure
në çyça… vashat
me stoli të tepruara –

Tash s’mund të fle…

Kur ikën, shikuesit
Mbetën, të shtangur nga habia, monoton
të mugët, zeshkanët, zezakët –

pisllëku
në mënyrë të pakëndshme i grumbulluar rreth gropës
lulet e çrrënjosura ikin!

Nju-Jork, 1943