Cristiano Ronaldo kaloi një ndeshje të vështirë në fitoren 3-1 të Al Nassr kundër Al Fayha në transfertë.
Sulmuesi portugez dështoi nga penalltia, por edhe u lëndua në fund të ndeshjes, duke shqetësuar tifozët, shkruan GazetaBlic Sport.
Nuk dihet ende për shkallë e tij të lëndimit, por që në plan të parë nuk dukej të jetë shumë serioz.
Me këtë sukses, skuadra e legjendës portugeze ka mbledhur 61 pikë në krye të renditjes së përkohshme, dy përpara Al Ahly të vendit të dytë.
/GazetaBlic Sport/


