Sporti

Një natë e ‘çmendur’ për të, Lookman: Le të festojmë, trofeu po shkon në Bergamo

05/22/2024 23:39
nga:Mergim Rreci

Pas triumfit në finalen e parë të Atalanta-s, atë të Europa League ndaj Bayer Leverkusen, protagonisti i kësaj fitoreje, autori i 3 golave, Ademola Lookman deklaroi se është i lumtur që e çuan trofeun në Bergamo.

“Jam shumë i lumtur, të gjithë e bëmë së bashku dhe shkruam historinë. Trofeu do të vijë me ne në Bergamo, e pabesueshme”-u shpreh ai.

Më tej, duke folur për mediet sulmuesi shtoi se e kishte menduar që do të triumfonin në një finale europiane edhe më herët dhe shtoi se këtë vit ia dolën.

“Po e kam menduar qëkur erdha te Atalanta që do arrinim këtu… Klubi është ambicioz, sezoni i kaluar ishte i mirë dhe këtë vit fituam. Tani le të festojmë…”-deklaroi Lookman.