Federico Bernardeschi pësoi një lëndim gjatë pjesës së dytë të ndeshjes në mes Irlandës së Veriut kundër Italisë.
Italia nuk arriti të kualifikohej në Kupën e Botës të hënën dhe tani është në pritje të play-off-it të planifikuar për në mars të vitit të ardhshëm, përcjell GazetaBlic Sport.
Por Juventus mori një lajm të keq nga kampi i Azzurrit, pasi ish-lojtari i Fiorentinës është i pasigurt për ndeshjen kundër Lazios të Maurizio Sarri këtë fundjavë.
Bernardeschi do të vlerësohet përpara ndeshjes së së shtunës në Olimpico, por SportItalia pretendon se ai mund të humbasë ndeshjen e ardhshme.
27-vjeçari është paraqitur nëntë herë në Serie A me Zonjën e Vjetër këtë sezon dhe ka luajtur tre herë në Champions League deri më tani.
Juventusi është i teti në tabelë dhe arrin në kryeqytetin italian pas fitoreve të njëpasnjëshme kundër Zenit St Petersburg dhe Fiorentinas.
/GazetaBlic Sport/


