Lajme

Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

03/24/2025 20:25
nga:G B

Gjykata Themelore në Mitrovicë ia ka caktuar një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e 19-vjeçarit Ardit Zymeri dje në Vushtrri.

“Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë duke e caktuar masën e paraburgimit, në lëndën penale kundër të pandehurit B.D., me dyshimin e bazuar për veprat penale: Vrasje e rendë sipas nenit 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 të KPRK -së dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

“Masa e paraburgim të pandehurit B.D., i’u është caktuar në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji”.

“Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës  Themelore në Mitrovicë”.