Lajme

Një muaj paraburgim për burrin që dyshohet se dhunoi mbesën e mitur në Istog

10/26/2022 11:05
nga:Y I

Të dyshuarit për dhunimin e mbesës së mitur në Vrellë të Istogut i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bëri të ditur se seanca e procedurës paraprake është mbajtur dje.

“Seanca e procedurës paraprake është mbajtur dje. Gjyqtari ka aprovuar kërkesën e Prokurorit te Shtetit që të pandehurit t’i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, tha Nikçi.