Kryeministri i Kosovës pas mbledhjes së Qeverisë ka folur para gazetarëve duke thënë se nuk ka asnjë plan ose model për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, raporton Gazeta Blic.
Kurti ka thënë se as serbët e Kosovës e as secili qytetarët nuk e ka prioritet këtë, por sipas tij punësimin, shkollimin, zhvillimin ekonomik, arsimin e të tjera.
“Së pari Kosova e ka ASK e komunave dhe besoni që mua si kryeministër mjaft po më del ky asociacion…. në anën tjetër unë nuk jam në dijeni si kryeministër për ndonjë farë plani për ASK me shumicë serbe kjo çështje është trajtuar shumë herë dhe nuk mund t`i shtoj diçka të re” tha ai
Sipas tij kushtetutshmëria në Kosovë nuk toleron asociacion mbi baza etnike, por mbi baza zhvillimore.