Fit&Sexy

Një model flokësh që është hit i pranverës dhe bën mrekulli për flokët e hollë

04/30/2022 10:14
nga:G C

Bobi francez po përjeton një rikthim të madh dhe përveçse duket tepër elegant dhe delikat, është i lehtë për t’u ruajtur dhe flokët e hollë po përjetojnë një rilindje.

Ju nuk keni nevojë për shumë ide për të provuar bobin francez. Jo të gjitha modelet e flokëve janë për çdo flokë dhe as për çdo formë fytyre.

Ky model flokësh përcaktohet nga një prerje nga niveli i buzëve lart, e kombinuar me balluke me prerje të drejtë dhe stil të çrregullt që popullarizuan elegancën e francezëve, por gjatësia mund të jetë edhe në nivelin e mjekrës, transmeton Telegrafi.

Nëse keni një tip fytyre ovale, natyrisht që ju shkon çdo model flokësh, por mund të “shtrihet” për ato me fytyrë të zgjatur, ndërsa ato me fytyrë katrore duhet të zgjedhin sërish një version pak më të gjatë.

Nëse keni një fytyrë në formë zemre, gjithashtu nuk duhet të keni frikë nga bobi, thjesht zgjidhni atë me shumë shtresa për të theksuar mollëzat.

Nëse keni guxuar të ndërmerrni këtë hap, urime – keni një verë të relaksuar përpara jush në të cilën do të shijoni kohën minimale që do të investoni në këtë model flokësh.

Është ideale të thani flokët në diell pa stilim dhe të përdorni disa nga vajrat dhe spërkatjet me kripë deti për të marrë atë stil të çrregullt, por të rregulluar.