Kuvendi i Kosovës e ka nisur seancën e sotme me një minutë heshtje për nder të senatorit amerikan, Bob Dole, që vdiq dje.
Pas heshtjes, kryeparlamentari Glauk Konjufca tha ca fjalë për të.
“Kontributi i tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës nuk do të harrohet kurrë. U prehtë në paqe miku i madh i Kosovës, Bob Dole”, tha Konjufca.
Të gjithë deputetët u ngritën në këmbë, përpos atyre të Listës Serbe, të cilët qëndruan ulur.
Seantori Dole ishte i sëmurë me kancer.
Xhafer Tahiri jep dorëheqje nga pozita e asamblistit në Kuvendin Komunal


