Sporti

Një minutë heshtje para ndeshjes Francë – Kili në kujtim të viktimave të aktit terrorist në Rusi

03/26/2024 10:41
nga:Lorik J

Ndeshja miqësore mes kombëtareve të Francës dhe Kilit sonte do të nisë me një minutë heshtje në kujtim të viktimave të aktit terrorist në Krasnogorsk afër Moskës.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Philippe Diallo.

Franca do të përballet me kilianët në “Velodrome” të Marsejës.

“Kur ndodhin ngjarje të tilla, ne duhet të tregojmë solidaritet me popullin e Rusisë. Është e nevojshme t’i kushtojmë respekt kujtimit të të vdekurve. Jini të sigurt se Federata Franceze e Futbollit është në solidaritet të plotë me popullin rus dhe kolegët tanë rusë”, tha Diallo.

/GazetaBlic Sport/