Sporti

Një minut lojë, Kjaer i Milanit lëndohet rëndë ndaj Genoas

12/01/2021 20:55
nga:Lorik J

Skuadra e Milanit ka marrë një lajm aspak të mirë me të filluar takimi ndaj Genoas.

Super mbrojtësi i Rosssonerëve, Simon Kjaer ka pësuar një lëndim të rëndë në ndeshjen ndaj Genoas pas vetëm një minuti lojë, shkruan GazetaBlic Sport.

Në tentim për të larguar topin, Kjaer u rrëzua dhe dëmtoi gjurin e tij, teksa menjëherë kërkoi largimin nga loja.

Ai nuk mund të vazhdonte më dhe në vendin e tij u inkuadrua Gabbia.

Kjaer u largua nga loja me barelë.

/GazetaBlic Sport