Sporti

Një miliard klauzolë për Vinucius Jr në kontratën e re

06/25/2023 18:00
nga:L J

Real Madrid ka rënë dakord me Vinícius Jr për vazhdimin e kontratës së sulmuesit brazilian.

Sipas Marca, kontrata e re tashmë është nënshkruar në vitin 2022, por vetëm tani do ta zyrtarizojnë, duke raportuar për një klauzolë lirimi prej një miliardë eurosh.

Kontrata e re është e vlefshme deri në vitin 2027 dhe e lejoi brazilianin të jetë lojtari më i paguar në ekipin e Carlo Ancelottit.

Marca shkruan se Vinícius, i nënshkruar nga Flamengo në vitin 2018 për 45 milionë euro, shihet në Santiago Bernabéu si një nga fytyrat e projektit për dekadën e ardhshme dhe ëndrra e madhe e Florentino Pérez do të jetë bashkimi i Kylian Mbappe me brazilianin.

Diçka që mund të ndodhë edhe në javët në vijim…

/GazetaBlic Sport