Sporti

Një mijë ndeshje dhe 25 vite, Moyes fitoi dje trofeun e parë në karrierë si trajner

06/08/2023 08:30
nga:E K

Trajneri i West Ham fitoi titullin e Ligës së Konferencës së Evropës, trofeu i tij i parë në një karrierë të madhe si trajner.

Benrahma dhe Bowen ia siguruan fitoren West Hamit ndaj Fiorentinës duke e kurorzuar kështu edhe trajnerin Moyes me trofeun e tij të parë në karrierë, shkruan GazetaBlic Sport.

25 vite karrierë dhe 1097 ndeshje të zhvilluara iu nevojitën Moyes deri te kjo arritje.

Moyes ka menaxhuar klube të mëdha evropiane si: Everton, Manchester United, Real Sociedad e Sunderland.

/GazetaBlic Sport/