Skuadra e Napolit sonte udhëton për t’u përballur me Milanin në “San Siro”.
Milan dhe Napoli ballafaqohen me fillim nga ora 21:00 në kuadër të ndeshjes së parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.
Ka një mesazh të veçantë në zhveshtoren e ‘Rossonerëve’ para fillimit të ndeshjes, me një fjali motivuese që është shkruar aty.
“Asnjëherë mos u dorëzo”, thuhet në shkrimin e vendosur afër fanellave të futbollistëve.

/GazetaBlic Sport/


