Sporti

Një mbrëmje për t’u harruar për Qëndrim Zybën, Legia pëson tre gola në debutimin e tij

02/15/2024 20:00
nga:Mergim Rreci

Debutimi i Qëndrim Zybës nuk ka qenë ai i prituri tek Legia Warsaw.

Mesfushori kosovar është zëvendësuar pas vetëm 45 minutave në ndeshjen ndaj Molde në Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas pjesës së parë, skuadra norvegjeze kishte avantazh me rezultat 3 me 0, gjë që ndikoi që trajneri i skuadrës polake të bënte 4 zëvendësime në fillim të pjesës së dytë.

Gjatë 45 minutave sa luajti, Zyba kishte 27 prekje të topit dhe 76% saktësi të pasimeve.

/GazetaBlic Sport/