Sporti

Një ‘luan’ që nuk dorëzohet, Ibrahimovic gati të nënshkruajë kontratën e re me Milanin

07/16/2022 12:50
nga:Mergim Rreci

Zlatan Ibrahimovic është ende i fortë në moshën 40-vjeçare dhe është i vendosur të nënshkruajë një kontratë të re 12-mujore me AC Milan, thotë Tuttomercatoweb.

Sulmuesi suedez i ndihmoi kuqezinjtë të fitojnë titullin e Serie A sezonin e kaluar dhe është i etur për të luajtur edhe në sezonin e ri, raporton GazetaBlic Sport.

Ai do të jetë i disponueshëm për të ulur ndjeshëm pagën e tij vjetore, me shumat që duhet të jenë rreth 2 milion € neto në vit, plus plotësimet sipas objektivave.

Duhet theksuar se sulmuesi 40-vjeçar është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e Stefano Piolit, i parë si referencë për më të rinjtë, me peshë të padiskutueshme dhe zë drejtues në dhomat e zhveshjes.

/GazetaBlic Sport/