Sporti

Një lojtar që premton shumë | Ballkani interesohet për Altin Aliun

01/11/2023 20:45
nga:Lorik J

Skuadra e Ballkanit ka filluar përforcimet në merkaton e janarit.

Pas largimit të Ermal Krasniqit në drejtim të ekipit rumun, Cluj – klubi nga Theranda ka filluar të mendojë për përforcimet në repartin ofansiv.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se Altin Aliu është në radarët e skuadrës së Ballkanit.

Aliu shkëlqeu para dy sezonesh tek skuadra e Malishevës, ku ishin dyshe e frikshme me Albion Rrahmanin, teksa tani mund të takohen sërish, por tek Ballkani.

Kujtojmë se së fundmi, Altin Aliu ishte pjesë e KF Flamurtarit.

/GazetaBlic Sport