Sulmuesi i Polonisë, Robert Lewandowski, tregoi një gjest të stilit të lartë ndërsa tifozët vendas brohorisnin kundër lojtarëve të Anglisë të gjunjëzuar para fillimit të ndeshjes së mbrëmshme.
Si më parë, kombëtarja e Anglisë u gjunjëzua para fillimit të lojës, veprim ky që simbolizon kampanjën kundër racizmit. Sidoqoftë, aksioni mori brohoritje dhe vërshëllima nga tifozët polakë që ishin të pranishëm në stadium, përcjell GazetaBlic Sport.
Brohoritjet pastaj u dëgjuan në veshët e Lewandowskit. Sulmuesi i Bayern Munich më pas tregoi një gjest të stilit të lartë që paralajmëroi tifozët polakë.
Lewandowski tregon pjesën e fanellës ku shkruhet ‘respekt’. Gjesti i Lewandowski tregon se tifozët duhet të respektojnë njëri -tjetrin.
Kjo ndeshje përfundoi në barazim me rezultatin 1-1. Anglia fillimisht arriti të kalonte në avantazh përmes golit të Harry Kane, pastaj Damian Szymanski mohoi fitoren e Anglisë pasi shënoi një gol në fund të ndeshjes.
Robert Lewandowski you have my Respect#NoRoomforRacism pic.twitter.com/cmuVgFNDNB
— ALFONSO (@alfonso67953001) September 8, 2021


