Trajneri i Lazios , Maurizio Sarri është pyetur për një lëvizje të mundshme në Arabinë Saudite.
“A është e mundur të pish duhan atje? Kështu që do të shohim. Megjithatë, nuk është diçka që mund të planifikohet në këtë moment. Nëse mendoj për të ardhmen, do të doja të qëndroja te Lazio ”, tha ai duke folur për La Repubblica, transmeton GazetaBlic Sport.
“Tek Chelsea e kisha të vështirë të zhytesha në një klub atipik, pa një drejtor sportiv, ku asnjë trajner nuk zgjat dy vjet. Megjithatë, në muajt e fundit u argëtova dhe gabova që doja të largohesha. Kthimi në Itali ishte një gabim”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


