Newcastle United njoftoi ndarjen nga sulmuesi Alexander Isak në një deklaratë që përdori vetëm 37 fjalë.
Sulmuesi suedez u transferua te Liverpooli për një shumë prej 125 milionë paundësh – një rekord në historinë e Premier Ligës, transmeton GazetaBlic Sport.
Isak nënshkroi një kontratë gjashtëvjeçare me Merseysiders, dhe marrëveshja u arrit pasi sulmuesi suedez e bojkotoi stërvitjen tek skuadra e Newcastle.
Konfirmimi i ndarjes nga Newcastle nuk mori parasysh kontributin e ndërkombëtarit suedez në fitimin e Kupës Carabao – trofeu i parë vendas i klubit në 70 vjet – dhe golin e tij të 62-të në të gjitha garat.
“Newcastle United mund të njoftojë shitjen e sulmuesit Alexander Isak te Liverpooli për një tarifë të konsiderueshme transferimi, që është një rekord për Britaninë. Reprezentuesi suedez iu bashkua Magpies nga Real Sociedad në vitin 2022 dhe ka bërë 109 paraqitje në të gjitha garat”, shkroi Newcastle.
/GazetaBlic Sport/


