Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar masat e reja për parandalimin e transmetimit të koronavirusit.
Duke filluar nga 1 shtatori, për të gjithë ata që duan të hynë në territorin e Maqedonisë së Veriut do t’i duhet dëshmia e certifikatës së vaksinimit me dy doza kundër COVID-19, ose dëshmi që kanë kaluar koronavirusin në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e shërimit, ose me test PCR negativ i bërë 72 orë para hyrjes në territorin e Maqedonisë.
Ata që duan të kalojnë tranzit duhet ta nënshkruajnë një deklaratë që do ta lëshojnë vendin brenda 5 orëve, deklaratë e cila duhet t’i dorëzohet autoriteteve kufitare në dalje nga vendi.
Kosova, vendi me vdekshmërinë më të lartë në botë: 85 viktima javën e fundit!