Lajme

Një lagje e Prishtinës dhe Fushë Kosova mbesin pa ujë deri në mëngjes

07/17/2021 22:57
nga:M K

Kompania Rajonale e Ujësjellësit, “Prishtina”, ka njoftuar qytetarët në Fushë Kosovë dhe në lagjen “Kalabria” në Prishtinë, se nuk do të ketë ujë deri në mëngjes.

Sipas njoftimit, për shkak të reshjeve të dendura të shiut është krijuar turbullirë e ujit në kanalin e Ibrit, andaj janë detyruar që të ndërprejnë prodhimin e ujit nga ora 22:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit. Ky impiant është tashmë jashtë funksionit.

“Konsumatorët e sipërpërmendur do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm nga sonte në orën 22:00 deri nesër në 05:00 të mëngjesit. Mbeteni të njoftuar deri në informacionin e radhës dhe në varësi të kushteve atmosferike”.