Sporti

Një kthesë e papritur për gjyqtarin e El Clasico-s: Hernandez Hernandez nuk është një opsion

10/07/2026 22:08
nga:Mergim Rreci

Raportimet se Alejandro Hernandez Hernandez do të drejtojë El Clasicon e parë të sezonit mes Barcelonës dhe Real Madridit duket se janë të parakohshme.

Lajmi u bë i ditur fillimisht nga gazetari Roberto Gomez në Radio MARCA, ndërsa më pas u raportua edhe nga disa media spanjolle. Megjithatë, deri tani nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar nga komiteti i arbitrimit.

Sipas faqes së specializuar Archivo VAR, Hernandez Hernandez nuk është aktualisht një opsion real për këtë përballje dhe emërimi i tij praktikisht është përjashtuar.

Ndërkohë, emri i tij ka shkaktuar polemika te Real Madridi, veçanërisht pas kritikave të publikuara nga Real Madrid TV për paraqitjet e tij të fundit.

Për momentin, gjyqtari i El Clasicos së 25 tetorit mbetet i pa konfirmuar zyrtarisht

/GazetaBlic Sport/