Lajme

Një kosovar e një shqiptar në mesin e tri viktimave në aksidentin në Venecia

12/08/2023 17:20
nga:Sh R

Një aksident tragjik me tre të vdekur ka ndodhur të premten në Portogruaro të Venecias, ku dy nga viktimat janë shqiptarë.

Aksidenti u shënua rreth orës 03:00 të mëngjesit, shkruan mediat italiane.

Vetura e drejtuar nga kosovari A.H. i cili mbeti i vdekur, ra në një kanal të Portogruaro. Nga ky aksident humbi jetën edhe shqiptarja E.Gj, dhe italianja, G.T, e cila thuhet se ishte e fejuara e kosovarit A.H.

Kujtojmë se familja kosovare në aksident trafiku në maj të këtij viti ka humbur edhe djalin tjetër, A.H, 18-vjeçar.

Aksidenti ku vdiq i riu kosovar ka ndodhur në vendin e njëtë me aksidentin ku i kishte vdekur vëllai muaj më parë.