Lajme

Një koalicion PDK-LDK për ta rrëzuar Kurtin, deputeti i VV-së i kundërpërgjigjet Drecunit

11/18/2022 13:56
nga:G B

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, ka reaguar ndaj të ashtuquajturit kryetar të Komisionit Parlamentar për Kosovë, Millovan Drecun, i cili është lutur që të ketë një koalicion PDK-LDK për ta rrëzuar Kurtin nga pushteti, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thëën se në këtë kohë krize në Serbi, atij nuk i ka mbetur asgjë tjetër pos të ketë shpresa të tilla, kundër vullnetit të popullit e të pres ndonjë lëshim për Serbinë.

Postimi i tij i plotë:

I ashtuquajturi kryetar i Komisionit Parlamentar për Kosovë, Millovan Drecun në intervistën e tij të fundit qenka lutur për një koalicion PDK-LDK në Kosovë në mënyrë që Kurti të rrëzohet nga pushteti.

Në këto kohëra krize për Serbinë duket se Drecun-it nuk i ka mbetur gjë tjetër vetëm të ketë këso shpresash për një koalicion të tillë eventual, kundër vullnetit të popullit, e të pres ndonjë lëshim për Serbinë.