Lajme

Një këmbësor goditet nga vetura në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë

10/23/2025 15:32
nga:N K

Një këmbësor ka pësuar lëndime pas goditjes nga një veturë të enjten në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Pllana ka njoftuar se i lënduari ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit.

“Sot rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Bill Clinton’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Si pasojë, një person ka pësuar lëndime dhe ka marrë trajtim mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit,” ka thënë Pllana.