Lajme

Një kanadez u qëllua për vdekje në Egjipt

05/08/2024 13:06
nga:Y I

Një burrë kanadez “me origjinë izraelite” është qëlluar për vdekje gjatë një grabitjeje në qytetin egjiptian të Aleksandrisë dhe autoritetet po hetojnë incidentin si një çështje penale, tha një burim sigurie të martën vonë.

Burimi i sigurisë tha për Reuters se njeriu ishte vrarë “me motivin e grabitjes”.

Burimi nuk bëri asnjë lidhje mes të shtënave dhe përkatësisë etnike të të vdekurit.

Ministria e Brendshme konfirmoi të shtënat dhe tha se burri kishte qenë banor i përhershëm i Egjiptit. As ministria dhe as burimi nuk dhanë detaje të mëtejshme, shkruan Reuters.