Sporti

Një kameraman i talentuar si ky, filmon dhe godet topin me kokë në ndeshjen e Kampionatit Evropian

06/24/2021 20:37
nga:Mergim Rreci

Një kameraman i “Euro 2020” dha spektakël gjatë ndeshjes Sllovaki – Spanjë.

Kameramani fitoi shumë përgëzime pasi që e kthej topin në lojë, duke e goditur me kokë gjatë kohës kur po filmonte ndeshjen, përcjell GazetaBlic Sport.

Ndërsa topi ishte hequr nga loja, kameramani i ngarkuar me filmimin arriti ta kthej topin në lojë në një formë shumë interesante.

Ndeshja përfundoi 0 me 5 për Spanjën, kurse këto janë pamjet nga ky moment.