Sot shënohen një javë qëkur në Gjilan humbën jetën tre persona pas disa të shtënave me armë që dyshohet se ndodhën si shkak i fajdeve.
Të dyshuarit kryesor për rastin janë Mefail Shkodra, i njohur për organet e rendit, së bashku me dy djemtë e tij, Engjullin dhe Edonisin.
Policia e Kosovës nuk ka arritur t’i lokalizoj ende ata gjersa para disa ditësh, nga
Pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve, të tre ende gjenden në arrati.Policia e rajonit të Gjilanit u deklarua se kanë ndërmarrë masa të shtuara për lokalizimin dhe arrestimin e tre të dyshuarve.
Mes të tjerash, nga policia kanë apeluar edhe përmes mediave që kushdo që ka informacione për ta, të kontaktojë policinë.
Viktimat nga ky krim i rëndë janë Selami dhe Edmond Hasani, babë e bir dhe Abedin Hoxha.


