Janë bërë shtatë ditë që kur në lokalin “Bon Vivant” si pasoja e përleshjeve mes dy grupeve, një person mbeti i vrarë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, raporton Gazeta Blic.
Gjithçka që dihet deri tani është se policia ka arrestuar tre persona në mesin e tyre edhe Andi Pajaziti i njohur me nofkën “Italiani”, por jo edhe të dyshuarin tjetër Dukagjin Nikolla i njohur si “Duka”.
Policia po vazhdon ta kërkoj por që deri në këto momenti ai ka qenë i “zhdukur” për policinë e Kosovës.
Gjithçka që dihet deri më tani është se Dukagjin Nikolla ka angazhuar një avokat për rasti ne Bon Vivant, Tomë Gashin por që përveç që
Gashi e ka bërë vet këtë njoftim në faqen e tij në Facebook , për klientin e tij ende nuk dihet se ku ndodhet.
Prokuroria ka dhënë versionin e saj për atë se çfarë ndodhi natë ne së premten e lokalin “Bon Vivant”.
Aktualisht në Qendrën Klinike Universitare po trajtohet Andi “italiani’ ku më pas nga aty do të dërgohet në paraburgim për 30 ditë sipas vendimi të gjykatës themelore në Prishtinë.
Bashkë me të masën e paraburgimit do ta mbajnë edhe dy të përfshirë të tjerë në këtë rast.
Lokali ku ndodhi ngjarje tragjike ende nuk është hapur për klientë.
Ata në një reagim të gjatë kanë thënë se së shpejti do të hapet lokali.


