Lajme

Një javë luftë, deputeti rus tregon se kur u planifikua pushtimi i Ukrainës

03/03/2022 14:48
nga:Genita C

Një deputet rus ka thënë se Moska filloi planifikimin për pushtimin e Ukrainës para 12 muajve.

“Ne nuk e përgatitëm këtë operacion spontanisht”, tha anëtari i Dumës së Shtetit, Rifat Shaykhutdinov në televizionin Channel One.

“Ishte në përgatitje që një vit, ndoshta më shumë. Ne e kuptuam se çfarë po ndodhte dhe i kishim paralajmëruar ata paraprakisht”, tha ai tutje.

Ai sugjeroi se Rusia do të ishte sulmuar nëse nuk do të pushtonte Ukrainën.

Putin i prerë ndaj Macron: Rusia do t’i arrijë qëllimet e saj në Ukrainë