Gjyqtari italian Daniele Orsato është caktuar për të gjykuar për herë të tretë ndeshjen e madhe mes Manchester Cityt dhe Real Madridit.
Ndeshja e parë çerekfinale përfundoi 3:3 në Bernabeu. Tashmë gjithçka do të vendoset në Etihad dhe UEFA ia ka dhënë besimin një ekipi arbitrash tërësisht italian.
Orsato do të jetë arbitri të mërkurën mbrëma, me Ciro Carbone dhe Alessandro Gialatini si ndihmës, plus Maurizio Mariani si gjyqtar i katërt.
Me trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelotti që është italian dhe Pep Guardiola gjithashtu flet shkëlqyeshëm italisht, nuk duhet të ketë vështirësi për të komunikuar.
Për VAR-in do të përgjigjet Massimiliano Irati, i cili do të asistohet nga Paolo Valeri.
Orsato është një gjyqtar 48-vjeçar nga Vicenza, i cili kohët e fundit drejtoi play-offin e EURO 2024 midis Uellsit dhe Polonisë, që shkoi në penallti.
Ai u shpall arbitri më i mirë në Kupën e Botës 2022 në Katar.
Çuditërisht, kjo është hera e tretë që Orsato do të arbitrojë ndeshje mes këtyre dy klubeve.
/GazetaBlic Sport


