Lajme

Një i vdekur në Pejë, iu gjet afër pistoleta

03/16/2025 11:24
nga:G B

Një person është gjetur I vdekur në një dhomë.

Afër trupit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.

“HETIM I VDEKJES- Pejë / 15.03.2025 – 17:35.  Pas një informate të pranuar policia dhe autoambulanca kanë dalur në vendin e ngjarjes ku në shtëpinë e tij në një dhomë është gjetur trupi i pajetë i viktimës vdekjen  e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në afërsi të trupit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”