Të paktën një person ka mbetur i vdekur dhe dhjetëra të lënduar nga një incident në qendër të kryeqytetit të Gjermanisë, Berlin, të mërkurën, shkruan Sky News.
Një veturë e tipit Renault shkeli një turmë të njerëzve, duke lënë të lënduar mbi 30 persona, sipas shërbimeve të urgjencës.
Drejtuesi i mjetit është arrestuar, ka konfirmuar Policia e Berlinit.
“Është e paqartë nëse incidenti ishte rezultat i një aksidenti apo nëse shoferi kishte shkelur qëllimisht turmën”, ka thënë zëdhënësi i policisë së Berlinit, Martin Dams.
Ngjarja ndodhi në Rankestrasse pranë Breitscheidplatz, skena e sulmit në tregun e Krishtlindjeve të vitit 2016, në të cilin u vranë 11 persona.



