Lajme

Një i vdekur dhe tre raste të reja me Covid në Shqipëri

06/26/2021 17:38
nga:Y I

Për herë të parë pas disa javësh pas asnjë viktimë sot koronavirusi i mori jetën një 73-vjeçareje në Shqipëri.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3853 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 tre qytetarë: 2 raste në Elbasan dhe 1 rast në Tiranë.

Aktualisht janë 71 raste aktive me Covid-19 në vend, ndërsa në spital po merr trajtim vetëm një person.

Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,982 që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 28

Shkodër 18

Lezhë 6

Durrës 5

Elbasan 5

Berat 3

Dibër 2

Kukës 2

Fier 1

Vlorë 1

/dritare.net/