Një person ka vdekur dhe shtatë të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në Radavc të Pejës.
Policia njofton se shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë një burrë me shtetësi të huaj, i cili është arrestuar.
“Një femër kosovare ka vdekur si pasojë e plagëve të pësuara gjatë një aksidenti trafiku, që ka ndodhur midis dy veturave. Gjatë aksidentit kanë pësuar lëndime trupore edhe 7 persona që ishin në dy veturat të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar. I dyshuari mashkull me shtetësi të huaj, që dyshohet të jetë shkaktar i aksidentit është arrestuar”, thuhet në raportin 24 orësh.
Tutje, policia njofton se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


