Lajme

Një i vdekur dhe gjashtë të lënduar nga mbetjet e raketës ruse në Kiev

03/14/2022 14:15
nga:Q R

Një person është vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur pasi rrënojat e një rakete ruse të rrëzuar goditën ndërtesat në një rrugë që ishte e banuar në Kiev, thonë autoritetet ukrainase.

Mbetjet e raketës shkatërruan një autobus dhe i vunë flakën një ndërtese banimi në lagjen “Kurenivka” të kryeqytetit, pasi u kapën nga mbrojtja ajrore e Ukrainës, thotë Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës.

Sipas këtij institucioni në autobus nuk ishte asnjë pasagjer, por ai u shkatërrua plotësisht, shkruan BBC.

 

50 të arrestuarit dërgohen në objektin e IPK-së