Lajme

Një i vdekur dhe dy të lënduar nga zjarri në një magazinë në Lviv – digjen qindra miliona produkte ushqimore

09/19/2023 13:58
nga:N K

Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë u lënduan, derisa më shumë se 300 tonë metrikë furnizime humanitare u shkatërruan gjatë një sulmi me dron rus në Lviv.

Kryebashkiaku Andrii Sadovyi, tha se zjarri i madh ka shkaktuar një magazinë që i përkiste OJQ-së Caritas-Spes, raporton CNN.

Ndërsa furnizimet ishin me vlerë miliona dollarë u shpreh Sadovyi.

“Sapo fola me kreun e Caritas-it, ata sapo kishin marrë ndihma humanitare, gjeneratorë për t’i dërguar nga Lviv në pjesë të tjera të Ukrainës, tani gjithçka është në zjarr. Shumë produkte ushqimore dhe të industrisë së lehtë po digjen dhe se dëmi nuk matet as me dhjetëra, mendoj se do të jetë qindra milionë”, tha Sadovyi.

Më herët, Maksym Kozytskyi, kreu i administratës ushtarake rajonale të Lviv, tha se Ukraina rrëzoi 15 dronë rusë që po shkonin drejt qytetit, por tre dronë iu shmangën mbrojtjes ajrore dhe goditën magazinat.

Zjarri që rezultoi preku një sipërfaqe prej 9,000 metrash katrorë, dua të theksoj se këto janë magazina industriale të zakonshme dhe aty nuk ruhej asgjë ushtarake, tha Kozytskyi.