Policia italiane sot njoftoi pasojat e mega operacionit të kryer gjatë festimeve të mbrëmshme nga tifozët italianë pas triumfit të kombëtares së tyre në Euro 2020.
Në një deklaratë, policia raporton një të vdekur – një 22 vjeçar – në një aksident rrugor dhe disa të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë.
Në Milano, një person tjetër humbi tre gishta në njërën dorë kur po hidhte fishekzjarre, dhe në një qytet afër Foggia një fëmijë gjashtë vjeç pranohet në spital në një gjendje shumë të rëndë.
Autoritetet italiane zbulojnë se një person, ende i paidentifikuar, pushtoi një nga sheshet e qytetit me një motoçikletë dhe qëlloi pa kriter disa të shtëna, më pas iku, duke goditur fëmijën.
/GazetaBlic Sport


