Lajme

Një i vdekur dhe 67 të infektuar me Covid-19 në dy javët e fundit në Kosovë

09/13/2023 14:12
nga:Y I

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në dy javët e fundit në Kosovë janë raportuar 67 raste pozitive me Covid-19 dhe ka humbur jetën një person.

Sipas grup-moshave rezulton se numri më i madh i rasteve i takojnë grup-moshave 50-59 vjeç (me 16 raste) dhe 60-69 vjeç (me 15 raste) me moshë mesatare 52 vjeç.

“Prej rasteve të konfirmuara me COVID-19, sipas komunave rezulton se numri më i madh i rasteve është raportuar nga komuna e Prishtinës (25 raste), Pejës (8 raste) dhe Gjakovës (7 raste) kurse incidenca më e lartë e rasteve është raportuar në komunën e Prishtinës me 13 raste në 100,000 banorë dhe Kaçanikut me 12 raste në 100,000 banorë” thuhet në njoftim raporton Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë: