Lajme

Një i vdekur dhe 39 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

02/22/2023 11:43
nga:Astrit Gashi

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, si dhe janë shënuar edhe 39 raste të reja.

Raste aktive në vend janë 178, derisa numri i personave të shëruar gjithsej ka shkuar në 269,520.

Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë kanë vdekur 3 mijë e 207 persona, ndërsa janë hospitalizuar 11 gjatë 24 orëve të fundit.