Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë është shënuar një vdekje nga virusi korona, shkruan Gazeta Blic.
Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 37 raste të reja.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Njoftimi i plotë:
10 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 314 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.816.842 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 817.873 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Deri më sot janë dhënë 98.414 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
ℹ Nga 1.057 testime, 37 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 55 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.831.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 812.


